Presidenti i Kosovës është përballur me Komisionin Hetimor Parlamentar për t’u pyetur rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq. Seanca, e cila u ndërpre për shkak të disa impenjimeve të tjera të kreut të shtetit u shoqërua me debate.
Debate, batuata dhe pyetje pa përgjigje në seancën e parë të përballjes mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe komisionit hetimor parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq.
I pari që ka bërë pyetje ka qenë pikërisht Thaçi.
“A është marrë ndonjë vendim nga ndonjë institucion zyrtar apo ligjor i Kosovës që deklarata që po jap unë sot këtu para jush do t’i dorëzohet ekspertëve ndërkombëtarë për analizë”.
Debatet kanë shpërthyer në momentin që Kreu i Shtetit kundërshtonte pjesëmarrjen në hetime për një çështje të sigurisë kombëtare të një eksperti të huaj. Thaçi theksoi se një gjë e tillë cënon sigurinë kombëtare.
“Cënohet siguria kombëtare e Kosovës”.
Nga ana tjetër deputetët anëtarë të komisionit hetimor parlamentar e kanë kundërshtuar duke e akuzuar se ai nuk ishte në gjendje të përgjigjej
“E kuptojmë se nuk jeni i gatshëm të përgjigjeni. Mund të këshilloheni, informoheni me ekspertët tuaj. A jeni në gjendje të bashkëbisedoni me ne? “
Por Thaçi këmbënguli se eksperti në fjalë ka lidhje me partitë politike në vend dhe hyn në simpatitë e politikanëve të opozitës, më saktë të Sami Kurteshit.
“A ka lidhje ky eksert me ndonjë parti politike, pasi kam dëgjuar se është këshilltar i një partie dhe një mik i afërt i Sami Kurteshit”.
Thaçi i lë kohë komisionit që t’i përgjigjet pyetjeve të tij
Pavarësisht se deputetët anëtarë të komisionit I shpjeguan se drejtori I Agjencisë kombëtare të inteligjencës në vend ishte në varësinë e drejtpërdrejtë të tij, Thaci nici të citojë nene që mbronin pretendimin e tij
“Thaçi kundërshton me nene, pjesëmarrjen e një eksperti ndërkombëtar
Unë të dua ti e din”.
Në fund duke u arsyetuar se kishte një telefonatë të rëndësishme për të bërë dhe një impenjim tjetër, Thaçi është larguar duke kërkuar shtyrjen e seancës.
“Kemi frikë se nuk të shohim më këtu
Jo ju jap fjalën time”.
/abcnews.al