Ekspozita “Aleksandër Moisiu, njeriu dhe artisti” e çelur në kryeministri pasqyron foto dhe dokumente të panjohura më parë, mbledhur nga arkivat austriake nga studiuesi Pjetër Logoreci. Kryeministri Rama e çmoi figurën e aktorit me origjinë shqiptare, si një ndër 3 emrat më të mirë të artit të kohës së tij.
40 foto të rralla, dokumente dhe sende personale të Aleksandër Moisiut u prezantuan në hollin e Kryeministrisë. Edi Rama e cilësoi kapriço të fatit, pasi me shëmbëlltyrën e tij është njohur që fëmijë, teksa i ati po e sendërtonte në skulpturë. Kjo figurë tha se i la shenja të thella, përmes së cilës kërkonte aktorët e skenës dhe filmit shqiptar më pas.
Figurën e tij e çmoi së tepërmi, duke e renditur në 3 emrat më të mirë të artit aso kohe. 40 foto origjinale, maska e vdekjes, dokumente dhe shkrime që mbajnë firmën e aktorit më famë botërore Aleksandër Moisiu ekspozohen për së pari në Kryeministri./abcnews.al