Andreazzoli pritet të “braktisë” shqiptarët, Empoli ka gjetur zëvendësuesin

schedule16:45 - 1 Qershor, 2022

schedule 16:45 - 1 Qershor, 2022

Lojtarët shqiptarë që luajnë te Empoli mund të bëhen me trajner të ri, pasi me shumë gjasa Aurelio Andreazzoli pritet të “braktisë” anijen toskane.

Në këto kushte drejtuesit e klubi kanë vazhduar punën për të gjetur një zëvendësues të cilit mund t’i besojnë drejtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Nga mediat italiane raportohet se ish-trajneri i Venezias, Paolo Zanetti shihet si i duhuri për t’i besuar çelësat e skuadrës.

Palët kanë nisur tratativat, që duket se janë në rrugë të mbarë dhe nëse vazhdohet kështu me shumë mundësi Paolo Zanetti do të drejtojë skuadrën e Empolit sezonin e ardhshëm. /f.a/abcnews.al