Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson ka deklaruar të mërkurën se dialogu me Turqinë për anëtarësimin e vendit në NATO, do të vijojë. Sipas saj, Suedia do t’i përgjigjet drejtpërdrejt Turqisë për të zgjidhur çdo keqkuptim të mundshëm.
“Ne kemi pasur diskutime, dialog me Turqinë. Ky dialog do të vazhdojë, dhe mezi pres takime të mëtejshme konstruktive së bashku me Turqinë në të ardhmen e afërt,” tha Andersson në një konferencë shtypi në Stokholm pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
“Përgjigjet tona ndaj kërkesave dhe pyetjeve nga Turqia, do t’i marrim drejtpërdrejt me Turqinë dhe gjithashtu sigurisht do të zgjidhim çdo çështje apo keqkuptim që mund të ketë,” shtoi ajo.
Gjatë takimit, Andersson dhe Guterres diskutuan rreth luftës që po bën Rusia në Ukrainë, situatën e sigurisë në Evropë dhe situatën humanitare në Ukrainë. /abcnews.al/