9 vjeçarja bën gjestin e veçantë, pret flokët për të mbledhur para për ushtrinë e Ukrainës

schedule12:44 - 1 Qershor, 2022

schedule 12:44 - 1 Qershor, 2022

Një vajzë nëntë vjeçare nga Ukraina preu flokët dhe i shiti në një përpjekje për të mbledhur para për forcat e armatosura të Ukrainës, shkruan skynews.

Kira Hubina, nga qyteti verior i Ukrainës, Chernihiv, vendosi të mbledhë para për ushtarët e vendit pasi ajo dhe familja e saj po mbroheshin nga bombardimet ruse duke u fshehur brenda një strehe.

Babai i vajzës së re, Ivan tha për agjencinë ukrainase të lajmeve UNIAN se ishte prekur nga gjesti i vajzës së tij dhe pranoi që ajo t’i priste flokët pasi mësoi për qëllimet e saj.

“Sinqerisht, për pak sa nuk qava. U preka,” tha ai.

/abcnews.al