Në unazën Lindore, Loti 2 do të fillojnë punimet e asfaltimit në rrugën “Alajdin Frashëri” dhe për këtë arsye, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të ketë devijim të qarkullimit rrugor.
Siç bëhet e ditur, duke filluar nga e enjtja, ora 11:00 deri në orën 16:00, trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rrugën “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet.
Në këto pika do të vendoset sinjalistika e përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit në drejtim të Farkës dhe bllokim rruge në rrethrrotullimin e fundit në Shkozë, ku kalimi do të behet në drejtim të Unazës. /abcnews.al/