Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës pasi u kap me armë zjarri. Uniformat blu njoftuan se ky operacion u zhvillua falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kishin dërguar informacione se V.K. mbante armë zjarri në banesën e tij në lagjen “10 Korriku”.
Si rezultat i kontrollit atje, policia gjeti një automatik dhe një pistoletë me fishekë dhe krehër. Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë ndaj 54-vjeçarit rëndon vepra penale e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”./abcnews.al