Rolls-Royce ka prezantuar versionin e tretë të modelit super luksoz Boat Tail , gjithashtu i fundit në seri, i cili nxjerr në pah një nivel të jashtëzakonshëm personalizimi. Kompania britanike njoftoi vetëm tre modele. E para përflitet se është blerë nga çifti Jay- Z dhe Beyonce dhe e dyta nga një biznesmen kinez.
E treta është realizuar për një klient anonim. Thuhet se blerësi zotëron një koleksion makinash klasike dhe moderne, të cilat mbahen në një muze privat. Prodhuesi i makinave thotë se klienti prezantoi 4 perla në mënyrë që të frymëzonte inxhinierët që të krijonin një nuancë unike.
Ka gjithashtu “Pantheon Grille” në pjesën e përparme, e cila është bërë nga një pjesë e fortë alumini. Pjesa e pasme ofron “suitën pritëse”, e cila përfshin një frigorifer, enë kuzhine prej porcelani dhe natyrisht një çadër.
/abcnews.al