Bardhi i përgjigjet Berishës: Mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, por jo mua

schedule15:37 - 31 Maj, 2022

schedule 15:37 - 31 Maj, 2022

Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili tha më herët se  Balla dhe Bardhi mbrojnë njëri-tjetrin edhe në rastin e vrasjeve të tjera në qytet dhe më gjerë. Berisha ju referua vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Në reagimin e tij në Twitter, Bardhi shkruan se mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, por jo atë.

Lexo edhe: Berisha sulmon Gaz Bardhin dhe Taulant Ballën: Dumani i qelisë mbron Dumanin e Partisë!

Bardhi: Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, të ngjashëm me Taulant Ballën, por kurrë mua! Arma e vetme e Sali Berishës kundër meje mbetet shpifja. Kodet mafioze nuk i kanë ecur dhe nuk do t’i ecin! Ngushëllime SB për rënien e nivelit të shpifjeve! Herën tjetër pres të jetë më shumë kreativ dhe më pak kontradiktor me veten. Përgjegjësit nuk ndryshojnë sipas interesit politik të ditës të Ansamblit “Gërdeci”!/abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!