Pagoi 22 mijë paund për të hyrë në Angli, ëndrra e shqiptarit ndërpritet në mes, kapet në shtëpi bari

schedule18:06 - 30 Maj, 2022

schedule 18:06 - 30 Maj, 2022

Një shqiptar i cili hyri në Mbretërinë e Bashkuar me gomone është arrestuar nga policia pasi u kap duke kultivuar kanabis.

Eudart Drazhi kujdesej për një fermë kanabisi në Commercial Street në Glyncorrwg.

Ai u kap kur policia bastisi pronën më 17 maj të këtij viti, dhe u përpoq të dilte nga pjesa e pasme e pronës. Por Drazhi nuk ja doli dhe u ndaluar në kopsht nga oficerët të cilët kishin rrethuar shtëpinë.

Në shtëpi u gjetën 59 bimë të cilat po rriteshin nën llamba të posaçme dhe  kishte lidhje të jashtëligjshme energjie.

Drazhi, 32 vjeç kishte arritur në Angli pasi kishte paguar plot 22 mijë paund. Ai u deklarua fajtor për përfshirje në prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 9 muaj burg./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!