Europiani 2023/ Sfidat me Anglinë dhe Kosovën,  Bushi shpall listën e lojtarëve të grumbulluar

schedule16:02 - 30 Maj, 2022

schedule 16:02 - 30 Maj, 2022

Trajneri i Kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi, ka shpallur ditën e sotme listën me emrat e futbollistëve që do të grumbullohen për dy sfidat e fundit eliminatore të Kampionatit Europian 2023 ndaj Anglisë dhe Kosovës që do të luhen në muajin qershor.

Lista është e përbërë nga 22 lojtarë, ku tetë prej tyre aktivizohen në kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër luajnë në kampionatet e huaja, si Eljon Toçi, Sergio Kalaj, Mario Mitaj, Bernard Karrica, Armando Dobra, Ernest Muci etj.

Ekipi kombëtar U-21 do të nisë grumbullimin më 31 maj në Durrës dhe pas rreth 6 ditësh përgatitje intensive, më datë 5 qershor skuadra do të udhëtojë drejt Anglisë për ndeshjen e datës 7 qershor. Gjashtë ditë më pas Kombëtarja U-21 do të luajë sfidën përmbyllëse të kualifikueseve në shtëpi, në stadiumin “Elbasan Arena”, më konkretisht më 13 qershor ndaj Kosovës, në ora 19:30.

Këto janë edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj fushate eliminatore, ku Shqipëria është shortuar në Grupin G, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën. Aktualisht, ekipi i drejtuar nga Alban Bushi renditet në vendin e katërt, me 9 pikë të grumbulluara në tetë ndeshje të luajtura.

Më poshtë edhe lista e 22 lojtarëve të grumbulluar për sfidat ndaj Anglisë (7 qershor, ora 20:45) dhe Kosovës (13 qershor, ora 19:30):

/f.a/abcnews.al