Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e shumës prej 5 milion euro të vëllezërve Sokol dhe Elson Marku.
Siç raporton gazetari Ermal Vija, togat e zeza të kryeqytetit vendosën pushimin e çështjes për sekuestrimin e pasurisë së dy vëllezërve. Vendimi u mor këtë të premte nga Gjykata. Në gjykatën penale të Tiranës u zhvillua seanca paraprake nëse çështja do kalojë apo jo për gjykim, por përveç rrëzimit të kërkesës së prokurorisë, gjykata vendosi edhe pushimin e hetimeve për këtë çështje, duke urdhëruar heqjen nga sekuestro, të pasurive të familjes Marku.
Sipas prokurorisë ketë persona janë të përfshirë në aktivitet kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike. /abcnews.al