E ardhmja e Paulo Dybala akoma nuk dihet me argjentinasin që del lojtarë i lirë në treg pas largimit nga Juventusi.
Interi është një nga skuadrat që këmbëngul për shërbimet e sulmuesit, por skenari me Romero Lukakin u ka ndryshuar rrjedhën ngjarjeve të fundit.
Në këtë situatë Roma është skuadra tjetër që kërkon Dybalan, teksa mësohet se verdhekuqtë i kanë bërë ofertë argjentinasit me pagë sa Abraham plus bonuse.
“Giallorosët” i kanë ofruar pagë prej pesë milionë eurove në sezon sa e ka edhe sulmuesi Tammy Abraham.
Përveç kësaj në kontratë Roma do t’i vendosë edhe disa bonuse që janë lehtë të arritshme për të arritur paga e Dybalas mbi 6,5 milionë euro. /f.a/abcnews.al