“As mjekët nuk e besonin, mrekulli që Omeri është gjallë”

schedule21:41 - 28 Maj, 2022

schedule 21:41 - 28 Maj, 2022

Ëndërr të vetme kishin që të mund të përqafonin të birin… qëkur Omeri lindi, pati probleme shëndetësore serioze. Disa herë, ky vogëlush nga Kosova hyri në sallën e operimit, por pa sukses. Gjendja e tij shëndetësore sa vinte e përkeqësohej.

Të pashpresë, prindërit e Omerit iu drejtuan për ndihmë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”. Brenda një kohe rekord, thirrja për të ndihmuar këtë vogëlush bëri bashkë mijëra shqiptarë. Fondi për kurimin e Omerit u mblodh menjëherë dhe pas një pune të jashtëzakonshme me sigurimin e visa-ve e transportit të posaçëm, vogëlushi u nis për kurim në Itali. Gjatë muajit janar, Omeri ishte duke u shuar…

Por si duket tani ky vogëlush, që preku zemrat e shumë shqiptarëve?

Sidrit Bejleri së bashku me stafin e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, udhëtuan drejt Italisë për të parë vogëlushin e plot fëmijë të tjerë të shpëtuar nga shqiptarët.

Sidriti: Diana si je? A je mirë? Omeri… o Omer. Ky është Omeri i famshëm, nga Kosova. Çfarë lufte u bë atë kohë për të…

Diana: Është mrekulli që Omeri është gjallë sot. As mjekët nuk e besonin që do ja dilte dot operimit. Kemi ardhur në janar. Më 14 mars u krye ndërhyrja e operimi ka zgjatur 11 orë e gjysëm.

Sidriti: A t’besohej se mundej të gjendej zgjidhje?

Diana: Kur u nisëm prej Kosove, shpresat i kemi patur shumë të ulta. Mjekët kanë qenë shumë shumë të dashur, nuk na kanë parë ndryshe, këta janë shqiptarë apo italianë. Omeri ka marrë të njëjtin trajtim. Shanset ishin shumë të vogla për të shpëtuar, por fatmirësisht ai erdhi. Falë Zotit sot është mirë.

Sidriti: E shikoj tani, ka shumë energji. Si janë pritshmëritë?

Diana: Me një fjalë na kanë thënë se duhet të jetë nën kontroll. E ka dhe një operim e pritet që edhe më mirë të bëhet.

Sidriti: Pra më e madhja ka kaluar

Diana: Po shyqyr Zotit.

Sidriti: Të jeni të bindur se Fondacioni Firdeus nuk do t’ju lërë pa bërë përpjekjet maksimale. Unë uroj, që dashtë Zoti, Omeri të ketë jetën e gjatë e herën tjerër ta shohim djalin edhe më mirë. Zoti ju ruajtë juve motër

Diana: Zoti ua shpërbleftë juve e të gjithë atyre shqiptarëve që na ndihmuan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!