E ëma e dyshuara kryesore, zbulohen shënimet e Georginës së vogël: Mami, je e ligë

schedule21:44 - 27 Maj, 2022

schedule 21:44 - 27 Maj, 2022

Detaje tronditëse mësohen nga rasti i Georginës së vogël në Greqi që dyshohet të jetë vrarë nga nëna e saj Roula Pispirigou. Mediat në vend raportojnë se autoritetet kanë gjetur shënimet e vogëlushes në një bllok të sajin, të cilin e mbante në shkollë dhe ato janë shokuese.

Në bllok, vajza përshkruante ndjenjat e saj për të ëmën duke e cilësuar Roula-n si “të ligë”. Star Channel ka publikuar foton nga faqja në bllokun e shënimeve ku 9-vjeçarja shkruante: “Fshat, jo. Mami je kaq e ligë. E dashur mami, jo.”

Në fletë është vizatuar edhe një zemër e cila ka një “x” në mes të saj, ndërsa poshtë saj shkruhet “egoiste.”

Blloku i vogëlushes është gjetur pasi avokati i familjes Daskalaki u fut në banesë dhe shikoi nga afër sendet e tre vajzave që tashmë nuk jetojnë më. Kujtojmë se dyshohet që 9-vjeçarja Georgina të ketë ndërruar jetë si pasojë e një doze vdekjeprurëse ketamine. E dyshuara kryesore për administrimin e ketaminës është nëna e saj, Roula Pispirigou. /abcnews.al/