Sali Berisha në konferencën me gazetarët paralajmëroi protesta lidhur me dy ngjarjet e fundit që tronditën Tiranën pak ditë më parë. Ekzekutimi i policit Çaush Saliasi në komisarit nga kolegu i tij dhe plagosja e një personi me probleme të shëndetit mendor nga një oficer i FNSH janë të lidhura me përdorimin e drogës, sipas Berishës.
Berisha: Është procesi që po kalon PD, një proces i domosdoshëm dhe jetik për rithemelimin e saj. Është një kohë e humbur për protesta. mjaftojnë 2 vrasjet e fundit nga policët e droguar. Njëri u ekzekutuar brenda në komisariat, dhe tjetri njeri me probleme të shëndeti mendor që nuk kishte pasur agresivitet asnjëherë qëllohet. Droga është bërë një normë në policie dhe Edi Rama ka urdhëruar ndalimin e testit të drogës, gjëja më absurde dhe kriminale. Dy vrasjet janë të lidhura me drogën. Nuk do mbetet pa u dëgjuara fjala jote për protesta.
Lexo edhe: “Po ik o qorr”, si u vra polici 55-vjeçar për fjalë goje, efektivi nxori armën dhe e qëlloi: Ulni kokat ju të tjerët
Çaush Saliasi u qëllua më 23 maj nga kolegu i tij, Ludjan Zaimi në komisariatin nr.3 në kryeqytet. Saliasi u qëllua 6 herë duke gjetur dhe vdekjen në spitalin e Traumës. Sipas dëshmive ngjarja e rëndë ishte pasojë e sherreve të vazhdueshme që autori ka pasur me viktimën. Në të njëjtën ditë Lavdosh Gjyla, punonjës i FNSH plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasi M. L., 60 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor./abcnews.al/