Investitorët e Twitterit padisin Elon Muskun: Manipuloi çmimin e aksioneve

schedule22:31 - 26 Maj, 2022

schedule 22:31 - 26 Maj, 2022

Miliarderi Elon Musk është paditur nga investitorët e Twitterit, të cilët pretendojnë se ai, manipuloi çmimin e aksioneve të kompanisë

Padia ka ardhur pasi, njeriu më i pasur në botë, ka bërë një ofertë prej 44 miliardë dollarësh për blerjen e platformës së mediave sociale.

Investitorët thanë se Musk i kurseu vetes 156 milionë dollarë duke mos zbuluar se kishte blerë më shumë se 5% të Twitterit deri më 14 mars.

Sipas tyre, kompania e Twitter kishte detyrim të hetonte sjelljen e Muskut, megjithëse nuk po kërkojnë dëmshpërblim nga firma./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!