Rainer i vogël që u rrëmbye nga një burrë i maskuar nga shtëpia ku jetonte në Greqi me të ëmën, ndodhet në Norvegji. Mesa duket, pas rrëmbimit të tij qëndronte i ati, i cili ka vënë në dijeni për veprimet e tij avokaten e nënës së fëmijës.
Mediat në Greqi raportojnë se ai i dha Star TV një foto me anë të të cilës tregonte se ishte pranë të birit në Norvegji. Babai i Rainer-t të vogël u shpreh se fotot janë shkrepur dy ditëve të fundit dhe se vogëlushi sipas tij është i lumtur në Norvegji.
Lexo edhe: Burri i maskuar rrëmben fëmijën nga shtëpia, agoni për zhdukjen e 6-vjeçarit në Greqi
Fëmija është fotografuar gjatë udhëtimit në Norvegji ndërsa i buzëqesh babait të tij. Në një tjetër foto, Raineri i vogël po luan me kushërinjtë e tij.
“Djali është në shtëpi në Norvegji.” U kthye në shtëpi dhe u bashkua me miqtë e tij, kopshtin, u bashkua me familjen pas dy vitesh”, tha Skaj Haaheim, avokati i babait.
Sipas avokatit të babait, i cili foli ekskluzivisht për Star, fëmija tashmë prej pasdites së djeshme ndodhet në Norvegji. Ai informoi avokatin e nënës përmes një letre: “Fëmija do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor dhe shërbimet norvegjeze të mbrojtjes së fëmijëve do të ofrojnë mbështetje, nëse është e nevojshme, nëse tregohet se fëmija është lënduar gjatë rrëmbimit”.
Ata mbërritën në Norvegji me fluturim nga Selaniku nëpërmjet Danimarkës. /abcnews.al/