Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A ka frikë se mos Veliaj fillon sulmet për t’i marrë FSHF-në? Duka: Për këtë duhet të pyesësh Erjonin ose Erjonët që sulmojnë Federatën

schedule21:48 - 26 Maj, 2022

schedule 21:48 - 26 Maj, 2022

Presidenti i Federatës Shqiptare të Fubollit, Armando Duka dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, pak muaj më parë patën një përplasje të fortë mes tyre, shkak i sherrit ishte institucioni më i rëndësishëm i futbollit në Shqipëri, FSHF.

Por finalja e Conference league duket se i uli gjakrat mes palëve, pasi në 24 maj ditën e prezantimit të trofeut në sheshin “Skënderbej” ishin bashkë me njëri-tjetrin Duka dhe Veliaj.

Në një lidhje me emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, presidenti i FSHF, Duka, i dha përgjigje pyetjeve rreth marrëdhënieve të tij me kryebashkiakun Veliaj.

I pyetur nga moderatori Xhafo se a ka frikë se mos pas kësaj finaleje Veliaj mund të rikthejë sërish sulmet ndaj tij për të marrë FSHF-në, Duka tha se për këtë gjë duhet pyetur kryebashkiaku, por nuk do të ishte normale që individë të caktuar të kërkojnë përvetësimin e organizatave të pavarura.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: Në datë 24 u prezantua kupa, kryetari i Bashkisë nuk ju përmend me emër nominalisht, ju e përmendni?

Duka: Jam i lumtur që për herë të parë Conferenc Leagu u luajt në Shqipëri, të lumtur duan të jenë edhe Erjoni edhe Loriku. Nëse Erjoni e publikon emrin tim ose jo, pyetjen bëjani atij. Nuk ka ndonjë interes të madh nëse ma përmend apo nuk ma përmend emrin.

Xhafo: Kolegu Bledar Kuka, kohë më parë bëri një kronikë, ku thoshte se pas kësaj ndeshjeje përpjekjet për të hequr Armand Dukën nga kreu i FSHF do të rifillojë. A keni frikë se konflikti do të rifillojë?

Duka: Për këtë duhet të pyesësh Erjonin ose Erjonët që sulmojnë Fedreratën.

Xhafo: Ju do e bëni të plotë mandatin?

Duka: Ne nuk jemi të sigurtë nëse do jemi nesër apo jo. Uroj që të kem shëndet, të jem mirë, pastaj të kem mundësi të bëjmë rezultate pozitive. Nëse mandatet e një organizate të pavarur si FSHF cënohen nga një individ kjo mund të ndodhë, por nuk është normale.

Xhafo: Do e lejonte Rama, Erjon Veliajn pas një momentumi të mirë mes jush dhe atij vetë, në këto momente të piar?

Duka: E kam falënderuar sepse ka qenë i angazhuar. Unë si di këto gjërat e politikës, nëse Edi e lejon apo jo Erjonin, këto pyetje duhet t’ua bëje atyre.

/T.H/Abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!