Kievi ka dënuar vendimin e Kremlinit për të thjeshtëzuar procedurën për marrjen e nënshtetësisë ruse për banorët e zonave të rajoneve ukrainase Kherson dhe Zaporizhzhia të pushtuara nga trupat ruse.
“Dekreti është ligjërisht i pavlefshëm dhe nuk do të ketë pasoja ligjore”, shkroi në Twitter misioni diplomatik ukrainas në BE sipas BBC, duke shtuar se kjo lëvizje vjen si përpjekje për të detyruar ukrainasit të ndryshojnë shtetësinë.
Me dekretin e ri të Rusisë, bëhet e mundur modifikimi i dokumentit me të cilin në prill 2019 autoritetet e Moskës thjeshtuan procesin për marrjen e nënshtetësisë ruse për ata që jetojnë në zonat juglindore të Ukrainës, në fakt të kontrolluara nga separatistët pro-rusë të republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luganskut. /abcnews.al/