Pak minuta para se të kryente masakrën në shkollën fillore, 18 vjeçari Salvador Ramos i telefonoi të dashurës së tij dhe i tha se e donte. Këtë e konfirmoi 15 vjecarja për CNN.
Telefonata ndodhi në orën 17.00. 20 minuta më vonë i riu i shkruajti se kishte qëlluar gjyshen e tij me një plumb në kokë dhe pak sekonda më pas e lajmëroi se po shkonte të qëllonte në një shkollë fillore.
Vajza konfirmoi se fliste përditë rregullisht me vrasësin në FaceTime dhe nëpërmjet një aplikacioni të quajtur Yubo, madje dhe luanin së bashku në internet. Në bisedat e tyre sipas saj 18 vjeçari dukej i lumtur dhe shumë i qetë. Dhe dikur i kishte thënë se do të shkonte në Frankfurt që ta takonte.
Por kishte dhe mesazhe të tjera që e kishin shqetësuar adoleshenten. Kur për shembull tregonte për municionet që shkëmbente dhe me njerëz të tjerë. Jo e kishte pyetur se çfarë plani kishte me armët ndërsa vrasësi i ishte përgjigjur: prit, është një surprizë.
Në një tjetër mesazh tronditës ai i shkruante se kishte hedhur mace të ngordhura në muret e disa prej shtëpive të fqinjëve. Me kalimin e kohës shtohen dhe pikëpyetjet për dinamikën e masakrës së Salvador Ramos në shkollën fillore të Uvalda në Teksas.
Sipas CNN, vrasësi ishte ndaluar nga një agjent policie që ruante shkollën, Erik Estrada, i cili e pa me një çantë të madhe të zezë ku kishte futur municionet dhe armët. Agjenti tregoi se pasi e pa, Ramos lëshoi çantën në tokë dhe vrapoi brenda shkollës për t’u mbyllur në një klasë dhe kreu masakrën e planifikuar.
Ajo që nuk është e qartë, dhe që hetuesit duhet të zbulojnë është se pse agjenti nuk e ndaloi qoftë dhe duke e qëlluar me armë zjarri. Si dhe pse kaluan 40 minuta para se të vinin përforcime dhe vrasësi të ekzekutohej nga agjentët e policisë.
/abcnews.al