Princi Charles ka vizituar një qendër ku janë të vendosur refugjatët ukrainas në Rumani. Princi ka biseduar me ukrainasit, ndërsa është njohur edhe me vështirësitë e tyre dhe tmerret e përjetuara si pasojë e luftës ruse, shkruan CNN.
Gjatë ditëve të fundit, numri i refugjatëve të ardhur nga Ukraina ka qenë në rritje. Rumania ka mirëpritur një numër të lartë të refugjatëve. Sipas të dhënave nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët që nga 24 maji, rreth 972, 203 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Rumani.
Vizita e fundit e Princit Charles “pason një sërë angazhimesh të ndërmarra gjatë muajve të fundit në mbështetje të komunitetit ukrainas.
abcnews.al