34-vjeçari në Laç humbi jetën 1 ditë më parë pasi ra nga lartësia e pallatit ku punonte, policia njoftim zyrtar sot

schedule19:20 - 25 Maj, 2022

schedule 19:20 - 25 Maj, 2022

Marku Debrova, 34 vjeç ka humbur jetën ditën e djeshme pasi ka rënë nga lartësia e një pallati ku ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur në Milot.

Policia vetëm sot ka dalë me njoftim zyrtar mbi aksidentin, i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të mungesës së sigurisë në punë.

Ditën e sotme, policia ka bërë arrestimin e shtetasit Mondi Turhani 56 vjeç, banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi tek firma ku humbi jetën 34-vjeçari.

“Arrestimi i tij u bë pasi, në objektin të cilin e kishte marrë përsipër firma për punimet e fasadës së jashtme, në qendër të Milotit, duke punuar, ka rënë nga tarraca e objektit dhe ka humbur jetën, i punësuari, shtetasi Marku Debrova 34 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin e bluve. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”./abcnews.al/