E ardhmja e Neymar flitet shumë te PSG, pasi zërat thotë për një largim të brazilianit gjatë merkatës së verës me skuadrën franceze që do ishte e gatshme ta shiste lojtarin nëse në drejtim të tij do të vinte ndonjë ofertë e pranueshme.
Por ka qenë vetë ish-sulmuesi i Barcelonës, i cili ka vendosur t’iu japë fund thashethemeve për të ardhmen e tij, ku në një intervistë për “Oh My Goal” ka treguar se e ardhmja e tij do të jetë në Paris.
“Kam dëgjuar shumë gjëra, që kanë shkuar shumë larg, por nga ana ime, e vërteta është se dua të qëndroj aty ku jam”, deklaroi ylli brazilian.
Kujtojmë se Neymar u transferua nga Barcelona te PSG gjatë merkatës së verës së vitit 2017, teksa ka arritur të shënojë 100 gola me fanellën e skuadrës franceze. /f.a/abcnews.al