Tirana është “blinduar” nga policia dhe FNSH për shkak të frikës për trazira në finalen e Conference League e cila do të luhet në orën 21 mes skuadrave Roma-Feyenoord në stadiumin Air Albania.
Të vetmet automjete që do lejohen të qarkullojnë janë ato të emergjencës dhe të policisë .Pothuajse të gjitha rrugët e Tiranës janë të bllokuara dhe janë kthyer në pedonale për tifozët dhe për qytetarët.
Në total janë 54 rrugë të kryeqytetit të paaksesueshme që nisin me Rrugën Dritan Hoxha, Bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe Rrugën e Elbasanit.
Po ashtu edhe qarkullimi për automjetet që vijnë nga rrethet është kufizuar. Për shkak të fluksit të lartë të tifozëve, policisë së Tiranës do ti vijnë në ndihmë efektivë edhe nga rrethe të tjera. Qeveria e ka shpallur 25 majin pushim me vendim qeverie. /abcnews.al/