Josa: Maksimumin ndaj Kastriotit, fitorja na motivon edhe për Kupën e Shqipërisë

schedule12:35 - 25 Maj, 2022

schedule 12:35 - 25 Maj, 2022

Vllaznia do të përballet me Kastriotin në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në “Abissnet Superiore”, me takimin që do të luhet në Kamëz duke nisur nga ora 17:00.

Në konferencën për shtyp, trajneri i shkodranëve, Mirel Josa analizoi këtë takim, ku theksoi se skuadra e tij do të bëjë maksimumin që të marrë 3 pikët.

“Normalisht që çdo skuadër dëshiron ta fitojë ndeshjen, por ne kemi një motiv më shumë për ta fituar atë duke pasur parasysh faktin që është fundi i kampionatit dhe duam të arrijmë objektivat tona. Në varësi edhe të ndeshjes së kaluar me Egnatian, do të shohim si do të jetë skuadra dhe më pas do të shkojmë për ta përmbyllur kampionatin me rezultatin e duhur.

Nuk e kemi aspak mendjen se çfarë do të bëjnë rivalët tonë. Kuptohet që jemi të fokusuar maksimalisht te ndeshja me Kastriotin. Duhet të shohim vetëm punën tonë dhe të mos mendojmë se çfarë bëjnë ata. Kuptohet që duhet të luftojmë fort me erën dhe jo vetëm atë që kemi përballë sepse ndonjëherë më e keqe është ftohja pas shpine. Ne do të bëjmë punën tonë dhe shpreso që t’ia dalim sepse do të ishte një plus shumë i madh dhe për ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit”, përfundoi Josa. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!