Si asnjëherë më parë, 2500 efektivë policie do të mobilizohen për mbarëvajtjen e Finales së Conferenca League mes Romës dhe Fejnordit.
Ndërkohë në mbështetje të policisë së Tiranë, mësohet se kanë ardhur forca edhe nga Elbasani por edhe nga Shkodra.
Nga Elbasani mësohet se ka ardhur në autobus me rreth 50 efektivë si dhe tre grupe të “Shqiponjave”. Po ashtu nga Shkodra mësohet se kanë ardhur në Tiranë rreth 50 efektivë të policisë.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, pati përplasje të dhunshme mes huliganëve të Romës e Fejnordit kundër policisë. Nga këto akte dhune 19 efektivë policie mbetën të plagosur. /abcnews.al/