Semi pranoi se i ka kënduar historisë me Donaldin, Bora reagon për herë të parë

schedule09:27 - 25 Maj, 2022

schedule 09:27 - 25 Maj, 2022

Dyshja Bora-Donald kanë qenë dy emrat më të përfolur në mediat rozë gjatë muajve të fundit dhe çdo veprim bën bujë në internet. Madje dhe mikesha e Borës, Semi Jaupaj, është bërë shpeshherë lajm për faktin se këngët e saj janë interpretuar si dedikime për dyshen e njohur.

Pak muaj më parë, ajo publikoi këngën “Mos u kthe”, për të cilën pranoi së fundmi se është një dedikim për Borën dhe Donaldin. Pak ditë më parë publikoi “Ani”, e cila gjithashtu është interpretuar si një dedikim për ta.  Dje, Bora dhe Semi kanë publikuar një video, ku në fakt po flisnin për këngët e Semit.

Në një moment, moderatorja dëgjohet t’i thotë Semi, që të flasë në numrin njëjës për këngët e saj sepse keqkuptohet.

 

Biseda:

Semi: Prit mi se kemi “Ani” një herë.

Bora: Hë se keqkuptohet nuk i kemi të dyja.

Semi: Kemi dy këngë.

Bora: “Ke” jo “kemi” të lutem shumë.

Semi: Edhe ti i ike, të dyja i kemi. Çfarë janë të miat janë edhe të tuat, përgjithmonë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!