Ndërkohë që janë regjistruar një sërë përplasjesh mbrëmjen e sotme mes policisë dhe tifozëve të Feynoord-it, një atmosferë krejt tjetër është në pedonalen e Tiranës.
Aty tifozët e skuadrës holandeze po festojnë me muzikë, ku nuk ka munguar as ajo shqiptare. Në një moment ata kanë nisur të kërcejnë nën ritmet e daulles.
Sakaq, në disa zona të Tiranës janë regjistruar mbrëmjen e sotme një sërë përplasjesh. Raportohet se të paktën dy efektivë kanë marrë dëmtime, ndërsa kanë nisur shoqërimet. /abcnews.al