Në puntatën e parë të “Piranjave” ju kemi njohur me historinë e dhimbshme të Artan Prroit, 42-vjeçarit nga fshati Pajan i Tiranës që pas një aksidenti kur ishte në moshë të vogël ka humbur shikimin.
Ëndrra e tij është që t’u shohë buzëqeshjen dy fëmijëve dhe “Piranjat” janë ndjekësit e ëndrrave dhe u kthyen në fshatin Pajan për ta marrë Artanin dhe për ta çuar te Spitali Hygeia ku do të bëjë një vizitë paraprake.
42-vjeçari u ekzaminua nga doktor Jonid Bilbili, i cili dëgjoi edhe historinë sesi Artani humbi shikimin.
“Artani thotë që ka dritë te syri i djathtë, kjo na jep një shpresë sado të vogël,” shprehet mjeku.
Pritet që tashmë Artani të bëjë ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse vërtet në fund të tunelit për të do të ketë dritë. /abcnews.al/