Finalja e Conference League, Kuka: Imazh për Shqipërinë, nuk do të ketë trazira

schedule12:32 - 24 Maj, 2022

schedule 12:32 - 24 Maj, 2022

Finalja e Conference League është një ngjarje historike për vendin tonë.  Skuadra italiane Romës dhe ajo holandeze e Feyenoord do të ndeshen në “Air Albania” ditën e nesërme në orën 21:00.

Gazetari i sportiv i ABC, Bledar Kuka është shprehur se Shqipëria në këtë event përfiton shumë sa i përket imazhit. Ndërsa sa i përket frikës për trazira, Kuka e ka përjashtuar si mundësi, por nuk përjashton incidente të vogla.

“Shqipëria do të përfitojë shumë sa i përket imazhit. Sa i përket incedenteve të mundshme, unë nuk besoj se do të ketë pasi janë marrë masa, më shumë mundësi ka të ndodhi në Londër, se sa në Tiranë”, është shprehur Kuka.

Më pas Kuka ka kujtuar se në Shqipëri ka një mungesë të ambienteve sportive, në krahasim me vendet e tjera në BE, duke bërë që fëmijët në vend ta kenë të vështirë të ndjekin futbollin./abcnews.al