Von der Leyen: BE-ja mund të përdorë asetet e ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës

schedule12:07 - 24 Maj, 2022

schedule 12:07 - 24 Maj, 2022

Ursula von der Leyen,  presidentja e Komisionit Europian, tha se lufta e Ukrainës po  vë në pikëpyetje rendin ndërkombëtar, teksa iu drejtua sallës në Forumin Ekonomik Botëror, shkruan The Guardian.

Liderët në Davos duhet të flisnin për ta bërë botën më të mirë së bashku, por në vend të kësaj ata duhet të flasin për pushtimin e Putinit. Nuk është vetëm një çështje e mbijetesës së Ukrainës, apo e sigurisë europiane. Po vë në pikëpyetje të gjithë rendin ndërkombëtar“, tha von der Leyen.

Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë. Dhe agresioni i Putinit duhet të jetë një dështim strategjik.

Von der Leyen tha se Ukraina ka nevojë për mbështetje buxhetore tani, prandaj KE propozoi një paketë ndihme financiare prej 10 miliardë dollarësh, paketën e saj më të madhe ndonjëherë për një vend të tretë.

E njëjta vendosmëri do të ndihmojë Ukrainën të ngrihet nga hiri, këmbëngul von der Leyen.

Puna është kolosale, por “së bashku mundemi dhe do ta realizojmë sfidën”. Çdo vend që kujdeset për Ukrainën, institucionet shumëkombëshe, kompanitë të gjithë duhet të kontribuojnë.

Von der Leyen tha se  asetet ruse të ngrira jashtë shtetit mund të përdoren gjithashtu për të financuar rindërtimin:

“Nuk duhet të lëmë asnjë gur pa lëvizur, duke përfshirë ndoshta përdorimin e aseteve ruse që kemi ngrirë.”

/abcnews.al