Ky është efektivi i policisë, Çaush Saliasi, 55 vjeç i cili u vra me armë zjarri nga kolegu i tij Ludjan Zaimi, 25 vjeç në ambientet e komisariatit nr.3 në Tiranë.
Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raporton se 55-vjeçari kishte një karrierë 20 vjeçare në policinë e shtetit. Ai është qëlluar me 6 plumba pistolete brenda komisariatit të policisë duke gjetur kështu vdekjen.
Vrasja që ndodhi në ambientet e Komisariatit nr.3, duket se nuk ka ndodhur nga një konflikt i çastit, por ishte pasojë e sherreve të vazhdueshme që autori ka pasur me viktimën.
Sipas deklarimeve paraprake të autorit, gjithçka ka ndodhur pasi ndjehej i bullizuar nga ana e viktimës.
Mësohet se viktima, Çaush Saliasi kishte 20 vite në Polici, ndërsa autori i dyshuar vetëm prej një viti e gjysmë ishte bërë pjesë e patrullës./abcnews.al/