Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë thirrje në ditën ndërkombëtare të tokës që mbrojtja e mjedisit të mos trajtohet si një propagandë mediatike port ë shtohet vëmendja për ta ruajtur biodiversitetin dhe pyjet e Shqipërisë.
Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale Kryetari i Shtetit thotë se të gjithë janë dëshmitarë se si kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund! /abcnews.al