Policat e “Kosheres”, këtë të dielë, kanë ndaluar moderatoren Ana Kallaku dhe i kanë kërkuar patentën. Mirëpo, mbiemri i saj ka intriguar edhe shefin e policisë, i cili e ka pyetur për lidhjen me Bes Kallakun. Kështu, për ta ka qenë e pabesueshme që një vajzë kaq e bukur dhe e zonja si Ana të jetë motra e Besit.
Shefi i Policisë: S’ke pikën e lidhjes. Nuk është aq katunare kjo.
Ana: Ça do të thotë kjo që Besi të duket katunar? Ai Besi katunari është i shkolluar, i edukuar, i kulturuar. Do më?
Polici: O ti gocë mos e ke me ndonjë Bes Kallaku tjetër? Ai që njohim ne është katunar, ha domate, vishet thjesht, është edhe aktor këtu.
Ana: Edhe aktor po, edhe moderator, edhe regjisor. Ore është vëllai im ai.l.k/abcnews.al