Qyteti antik i Butrinit, 20 km larg Sarandës vijon të mahnitë turistë vendas e të huaj me bukurinë dhe qetësinë që të ofron.
Vizita në park zgjat 2 orë. Turistët njihen me epoka të ndryshme të historisë, të gjitha brenda një vendi.
“Njerëzit kanë jetuar këtu 3-4 mijë vite më parë. Kjo e bën këtë vend ndër më të paktat në botë, ku mund të shohësh kaq shumë kultura të ndryshme, dhe ndërtesa në një vend, kjo është shume impresionuese, shume speciale. Kam qenë këtu para 15 vitesh dhe jam i lumtur që erdha sërish.”
Shumë prej tyre e vizitojnë për herë të parë.
“Është hera e parë që vij në Shqipëri, një vend me kaq shumë histori, bashkëshorti im më ka folur shumë për këtë vend. Për historinë, dhe kulturën. Mezi kam pritur ta vizitoj këtë vend kaq të bukur. Jam e lumtur që jam këtu tani.”
Ndërsa ky i ri ka udhëtuar nga Suedia me nënën e tij për të kaluar disa ditë në Shqipëri. Është hera e dytë që viziton Butrintin.
“Më ka lënë mbresa të mira ndaj dhe u riktheva. Më pëlqen këtu sepse në një ditë mund të shohësh gjithçka mbi kulturën dhe historinë. Kam ardhur me mamin por do të rikthehem me miq.”
“Është hera ime e parë, më pëlqen e adhuroj këtë vend. Në Shqipëri do të rikthehem patjetër.”
Duken të impresionuar nga ky qytet antik.
“Është hera e parë që vij në Shqipëri, më pëlqen shumë ky vend. Vizitova bazilikën, natyra e gjelbër është kaq shumë relaksuese.”
Drejtori i Parkut Eri Sulo për abc thotë se në 3 muajt e parë të vitit, ky sit arkeologjik është vizituar nga 8 mijë turistë.
Sipas Sulos janë gjatë gjithë sezonit turistik Butrinti vizitohet nga 2000 vizitorë në ditë. Bileta për të hyrë në park kushton 1000 të reja.
Butrinti fitoi statusin Park Kombëtar ne vitin 1948 dhe u përfshi me pas ne pasuritë botërore, te mbrojtura nga UNESCO./abcnews.al/