Vlorë, fluks vizitorësh në ishullin e Sazanit

schedule18:30 - 20 Prill, 2019

schedule 18:30 - 20 Prill, 2019

Këtë fundjavë ka patur shumë vizitorë dhe pushues që kanë preferuar ta kalojnë në ishullin e Sazanit në Vlorë. Sipas operatorëve turistikë këtë sezon i cili ende nuk ka filluar pritet një numër i madh pushuesish për në Sazan dhe Karaburun. 

Në Sazan ndryshe nga brigjet e tjera duket se sezoni ka nisur. Anije turistike zbarkojnë fundjavave në ishull me vizitorë kryesisht nga Kosova por edhe italinë. 

Ka shumë nga ata që vitet e kaluara pushuan në bregdetin jonian. Por që Sazanin dhe Karaburunin nuk e kishin vizituar. Italianët duket se janë më besnikë të jugut. Ata thonë se kanë 23 vjet që pushojnë në Vlorë.

Operatorët turistikë tregojnë se janë gati për sezonin pavarësisht se zyrtarisht ai nuk ka nisur. Është rritur numri i kapaciteteve për hoteleri. Kurse Sazani mbetet një nga kërkesat kryesore të vizitorëve.

Gjatë sezonit të kaluar turistik mbi 50 mijë turistë vizituan Sazanin dhe Karaburunin. Numër ky që vjen në rritje për këtë verë, referuar kërkesave tek operatorët turistikë në Vlorë./abcnews.al