Mbante armë të ftohtë me vete si edhe nuk i bindet punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
F.L, 20 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford”, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën që kishte krahë-qafë ju gjet e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 thikë metalike.
Gjithashtu, gjatë kontrollit, shtetasi F.L ka kundërshtuar patrullën e policisë duke mos ju bindur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al