Cesc Fabregas do të largohet nga Monaco në fund të këtij sezonit, teksa edhe kontrata i përfundon me klubin e Principatës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë mesfushori në një intervistë për “AFP”, ku bën të ditur se dëshiron një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.
“Kontrata ime skadon në fund te sezonit dhe unë jam duke kërkuar për një fillim të ri. Unë dëshiroj një eksperiencë të re futbollistike, teksa kërkoj të luaj në një tjetër kampionat.
I zhgënjyer? Në nivel individual kjo histori përfundon keq, kjo është e sigurt. Çdo profesionist dëshiron të luajë dhe tani ndihem mirë pasi kam pasur shumë lëndime. Por në nivel ekipi jam i kënaqur.
Kualifikimi i Monacos në Champions League, ishte qëllimi ynë. Dua të luaj përsëri, nuk dua të përfundoj kështu ky vit që ka qenë shumë i keq në aspektin personal.
Asgjë nuk është vendosur, jam i hapur për gjithçka dhe një gjë është e qartë, do të shkoj në një klub ku do të luaj, ku njerëzit do të besojnë tek unë”, ka përfunduar mesfushori i Monacos. /f.a/abcnews.al