Juventus po shkon për të blerë Jorginhon. Gazeta “Gazzetta dello Sport” raporton në publikimin e sotëm se drejtori sportiv i skuadrës italiane ndodhet në Londër.
Federico Cherubini do të tentojë të nisë procedimet, fillimisht me Jorginhon dhe më pas edhe me Chelsea.
Megjithatë, sipas publikimit përkatës, tashmë duhet të ketë një marrëveshje të parë mes Juventusit dhe lojtarit. Jorgiho ka kontratë me Chelsea deri në qershor të vitit 2023. /abcnews.al/