Mbarë opinioni publik në Greqi është tronditur nga vdekja e një 43-vjeçari, i cili sipas raportimeve ka ndërruar jetë si pasojë e neglizhencës mjekësore në spitalin “Papanikolaou” në Selanik, disa javë më parë.
Protothema.gr raporton se 43-vjeçari ndërroi jetë në një karrige në korridorin e urgjencës, ndërsa pak më parë mjeku i kishte thënë të shkonte në shtëpi, pasi sipas tij pacienti nuk kishte asnjë shenjë shqetësuese.
Lexo edhe: Tragjedi në Selanik, 3-vjeçarja shkon në spital për ënjtje në këmbë, ndërron jetë papritur
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 1 prillit, ndërsa për mediet lajmi është bërë i ditur sot.
Kronika e ngjarjes
Mbrëmjen e 1 prillit 43-vjeçari po ndjente dhimbje në këmbë, e si rrjedhojë telefonoi urgjencën, e cila shkoi në shtëpi dhe e çoi në spitalin “Papanikolaou” në Selanik.
Atje ai u kontrolluan nga një kirurg, i cili pas ekzaminimit i tha se gjendja e tij është shumë mirë dhe se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, duke i thënë se mund të shkojë i qetë në shtëpi.
Por 43-vjeçari refuzoi të shkojë në shtëpi, pasi kishe dhimbje të forta në këmbë, ndërsa debatoi me mjekun, në mënyrë që ku i fundit ta vizitonte mirë dhe t’i jepte mjekim.
Në momentin që u ngritën zërat mes pacientit dhe mjekut ndërhynë rojet e sigurimit të spitalit “Papanikolaou”, të cilët i kërkuan 43-vjeçarit të largohej nga institucioni.
Ai i tha sigurimit se nuk do të dalë nga spitali dhe u ul në një karrige në korridorin e urgjencës, ku pas një orë e gjysmë dha shpirt.
Nuk mbaron me kaq, tragjik është fakti se trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet mëngjesin e nesërm kur u ndërruan turnet e stafit mjekësor.
Trupi i 43-vjeçarit fatkeq u gjet pas 9 orësh, shkruan zougla.gr.
Për arsye se 43-vjeçari nuk kishte dokumente identifikimi me vete, u njoftua Policia Helene, e cila shkoi në vendngjarje pasi u njoftua nga spitali se në pavion ndodhej një person i vdekur.
Pas hulumtimeve të ELAS-it u bë i mundur identifikimi i viktimës, ndërsa autoritetet njoftuan të afërmit e viktimës.
Vëllai i viktimës, Andreas Kampakas shprehet i shokuar për ThessToday.gr për vdekjen e 43-vjeçarit fatkeq, pasi nuk mund ta besojë që një dhimbje e thjeshtë në këmbë i mori jetën të vëllait.
Ai thotë se vëllai i tij vdiqa nga pakujdesi e mjekeve.
Familja e viktimës ka deklarua se do të marrë masa ligjore ndaj çdo personi përgjegjës për vrasje nga pakujdesia./abcnews.al/