Shkodra e para 100 viteve në pendën e Cuk Simonit dhe Shuk Gurakuqit

schedule15:50 - 19 Maj, 2022

schedule 15:50 - 19 Maj, 2022

Shkodra  e para 100 viteve vjen e pasqyruar në veprat e  Shuk Gurakuqit ish ministrit të  Financave  në qeverinë e Mustafa Krujës  dhe romanit të Cuk Simonit “ Jetë Shkodrane”. Veprat e botuara nga”Berk” nën kujdesin e studiuesit  Ardian Ndreca përcjellin atmosferën politike  të kohës.

“Memoria këtu ndërthuret edhe sublimohet, dimensioni privat me atë kolektiv. Këtu shfaqet historia e Shkodres, integriteti territorial 1913 dhe më pas fillimi i luftës së parë botërore dhe disa detaje mbi fillesta e institucioneve ,si për shembull themelimi i policisë, si ka funksionuar dogana”, tha Ndreca.

Ndërkohë që Cuk Simoni  sjell doket e zakonet e qytetit  në romanin “ Jetë Shkodrane”. Përmes kryepersonazhit Maris vijnë element feministe , ku Simoni thur ëndërrat .

“Ka përshkrime të detajura të dasmës, mortit dhe ceremonive të pagëzimit apo celebrimin e festave fetare. Në këtë libër vijnë qartë edhe forma e të jetuarit në një familje dhe krijimi i raporteve familjare”, u shpreh Simoni.

Stili dhe gjuha e Simonit, përshkrimet e detajuara dhe aftësia e depërtimit në psikologjinë e personazheve, na i përçojnë të freskëta edhe sot skenat e jetës së asaj kohe dhe rindërtojnë artistikisht klimën urbane të zanafillës së modernitetit tonë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!