Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FMN: Kujdes me nivelin e inflacionit dhe borxhin publik

schedule15:47 - 19 Maj, 2022

schedule 15:47 - 19 Maj, 2022

Ekonomia shqiptare rrezikohet seriozisht nga shtrenjtimi i çmimeve ,borxhi i lartë publik dhe kriza energjitike. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën ndërkombëtare për tregun e kapitaleve Yan Sun shefja e misionit të FMN për Shqipërinë i bëri apel qeverisë të bëj kujdes me personat e varfër.

“Në lidhje me inflacionin e kuptuam që e vlerësuam gabim sepse e menduam inflacion kalimtar por na doli gabim sepse çdo muaj ndryshon. Inflacioni nuk është i importuar dhe kjo po cënon ekonominë vendase. Duhen politika për të stabilizuar këtë situatë dhe inflacioni të kthehet në normat e duhura.”

Borxhi mbetet i lartë dhe qeveria duhet të financoj rreth 20 % të buxhetit ,duhet të shohim të ardhura të besueshme,mbështetja fiskale duhet të jetë e përqendruar tek ata që kanë nevojë pra te personat më të cënueshëm.

Ndërkohë Banka Botërore e vuri theksin në rrezikun që i vjen ekonomisë shqiptare nga kriza energjitike.

“Shqipëria ka rreziqe prej thatësirës që ndodhin me baza vjetore dhe ndryshimet klimatike mund të jenë të shpeshta duke e shtuar mungesën e  reshjeve  dhe prandaj duhen marrë masa zbutëse për energjinë.”

Për zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dëmet Ekonomike nga ndikimi i krizës Rusi -Ukrainë do duan disa vite që të tejkalohen.

Ndërkohë drejtori i AMF theksoi se zhvillimi i tregjeve të kapitalit është i rëndësishëm për forcimin e ekonomisë dhe konsolidimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!