Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetit Enkelejd Alibeaj, akuzoi këshillin e Lartë të Prokurorisë se ka emëruar prokuror bashkëshortin e deputetes socialiste Ermonela Felaj, në shkelje të Kushtetutës.
Nga foltorja e selisë blu, Alibeaj, ish-mninistër i drejtësisë tha se Bledar Valikaj, është emëruar nga KLP në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e reformës në drejtësi.
Sipas ligjit themeltar të shtetit, KLP mund të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të shkollës së magjistraturës. Ndërsa sipas ligjeve të reformës në drejtësi, emërimi i një prokurori nuk mund të bëhet pa kaluar në procesin e vetingut.
Sipas Alibeajt, bashkëshorti i ish-ministres së Ramës, nuk i plotëson asnjë nga këto kritere. /abcnews.al