Mes 32 urdhër arresteve që ka lëshuar SPAK mbrëmjen e djeshme është edhe emri i një avokati të njohur që dyshohet se ka bashkëpunuar mes bandet kriminale.
Burime bëjnë me dije se SPAK ka lëshuar urdhër arresti për avokatin A.B, i cili dyshohet se ka kërkuar nga grupe kriminale që të hedhë në erë makinën e ish-bashkëshortes së tij. Operacioni është në vijim dhe nuk dihet ende nëse është arrestuar apo jo avokati në fjalë, i cili gjatë punës së tij ka bërë edhe mbrojtjen e anëtarëve të këtyre grupeve kriminale në gjyq.
Lexo edhe: “VIP-at” e listës së SPAK “çanë rrjetën”, kush e “tradhtoi” FNSH-në?
Urdhër arrestet u firmosën nga gjyqtarja e gatshme e GJKKO-së Atalanta Zeqiraj pas kërkesës nga disa prokurorë të SPAK-ut.
Mësohet se deri më tani është arrestuar vetëm një person në Peqin, ndërsa operacioni vijon dhe pritet që prokurorët e SPAK të dalin në një konferencë për shtyp në orën 13:00.
Lexo edhe: Dështon kapja e “Boss-ëve” të krimit? Çfarë u gjet në shtëpinë e Ervis Martinajt
Operacioni u zhvillua pas zbërthimit të Nuredin Dumanit para prokurorëve të SPAK, i cili ka zbardhur një mori ngjarjesh të bujshme kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në vend, kryesisht atentate të bujshme në Elbasan, Tiranë, Peqin dhe Shkodër. /abcnews.al