25 maji është ditë pushimi për qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të ndërmarra për finalen e Conference League.
“Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 Maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), do të jenë pushim. Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa!’” shkruan ministrja.
Data 25 Maj do të jetë pushim për të gjithë zyrtarët në Tiranë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe u njoftua nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
“Sot qeveria mori vendimin që datën 25 ta shpalli si ditë pushimi për të gjithë institucionet publike që janë të qarkut të Tiranës”, tha Çuçi.
Kjo masë, sqaroi ai, merret për mbarëvajtjen e finales së Konferencë Ligë që zhvillohet në “Air Albania” mes italianëve të Romës dhe holandezëve Fejnord.
/abcnews.al/