Dhjetë civilë u vranë, duke përfshirë dy fëmijë, dhe shtatë u plagosën në dy qytete në rajonin ukrainas të Donetskut nga bombardimet e ushtrisë ruse, sipas një njoftimi të kreut të administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko, shkruan la repubblica.
“Më 18 maj, rusët vranë dhjetë civilë nga Donbass, shtatë në Lyman dhe tre në Bakhmut. Midis viktimave janë dy fëmijë, një në Lyman dhe një në Bakhmut. Shtatë persona të tjerë mbetën të plagosur,” tha Kyrylenko.
Ai tha gjithashtu se aktualisht është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i viktimave në qytetet e pushtuara Mariupol dhe Volnovakha.
/abcnews.al