Ukraina: Nuk do të pranojmë vendosjen e një armëpushimi deri në tërheqjen e trupave rusë

schedule10:15 - 19 Maj, 2022

schedule 10:15 - 19 Maj, 2022

Ukraina nuk do të pranojë vendosjen e një armëpushimi derisa të gjitha trupat ruse të tërhiqen nga vendi, sipas një deklaratë të këshillltarit të presidentit ukrainas, shkruan skynews.

Mykhailo Podolyak, i cili ka qenë i përfshirë në disa raunde bisedimesh me Rusinë, pasqyron një qëndrim gjithnjë e më të sigurt që po mbahet nga Ukraina.

“Derisa Rusia të jetë gati për të çliruar plotësisht territoret e pushtuara, ekipi ynë negociues nënkupton armë, sanksione dhe para”, tha ai.

Duke iu referuar një marrëveshjeje paqeje të vitit 2015 për Ukrainën lindore, e cila u ndërmjetësua nga Franca dhe Gjermania dhe u nënshkrua në kryeqytetin bjellorus, Minsk,  Podolyak shtoi: “Ukraina nuk është e interesuar për “Minskun” e ri dhe për rinovimin e saj pas disa vitesh.

/abcnews.al