Një 48 vjeçar ka rënë pre e një atentati këtë mbrëmje në qendër të Sukthit.
Në spitalin e Durrësit ka shkuar në gjendje të rëndë për jetën i plagosur me armë zjarri Arben Mërkuri, me precedent penal në fushën e narkotikëve. Mësohet se shënjestra ka ndërruar jetë në spital ndërsa ende nuk kemi detaje të tjera mbi ngjarjen. Dyshohet se shkak i atentatit ka qenë prishja e pazareve të drogës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Kush është Arben Mërkuri Ismaili? Emri i 48 vjeçarit është i njohur nga policia, pasi ka qenë një person me precedent penal dhe dyshohet për krime kundër personit dhe për vrasje me pagesë. Kjo e fundit e pa dokumentuar. Gjithashtu, 48 vjeçari dyshohet që mund të ketë marrë pjesë në dhunimin e biznesmenit libanez, Faadi Mitri pranë kryqëzimit të Laknasit, pasditen e 10 shtatorit 2016 për shkak të investimit që po kryente në zonën e Gjirit të Lalzit. Për dhunimin e biznesmenit në atë kohë u arrestuan tre persona, Skënder Krahja, Landi Muharremi dhe Arben Mërkuri, të tre nga Shijaku. Po ashtu mësohet se “Maneci” ishte shok me Landi Muharremin ose i njohur si “Rumi i Shijakut”.
Si ndodhi dhunimi i biznesmenit? Mitri ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmija në momentin kur u sulmua barbarisht me shkop bejsbolli ne vitin 2016. Ai u goditur 10 herë në kokë dhe 7 herë të tjera në gjymtyrë. Kanë qenë tre persona që e kanë sulmuar, pasi i kanë përplasur makinën me të cilën ai udhëtonte në rrugën e Rinasit. Autorët ne atë kohë u larguan me një makinë tip “Tuareg” me targa të huaja. Sipas dëshmisë së biznesmenit dhe shoferi i dhunuar kanë dhënë para hetuesve, njëri nga autorët ka filmuar të gjithë skenën.
/abcnews.al