Gabriele Gravina, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, e ka pranuar se Italia nuk ka shanse që të zëvendësojë Ekuadorin në “Katar 2022” në rast se përjashtohet.
“Zero shanse ka të shkojmë në Botëror nëse përjashtohet Ekuadori. Europa i ka 13 vende në dispozicion dhe i ka plotësuar. Nëse lirohet një vend nga Amerika e Jugut, shkon një kombëtare tjetër e saj.
Kemi kontaktuar me FIFA-n dhe përgjigja ishte absolutisht negative. A do donin ta kishin Italinë në Katar? Edhe ne do të donim, por rregullat janë këto dhe ne u eliminuam”, deklaron Gravina. / abcnews.al